ASHK dhe E- Albania

Nga sot, asnjë sportel fizik i Kadastrës, shërbimet kalojnë të gjitha në e-albania

3 Korrik 2023, 08:56| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 09:02

  • Share

Nga 3 korriku, nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur sot  kështu dhe reformën e Kadastrës.

Lajmin e bëri të ditur më 30 qershor kryeministri Edi Rama ku ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Në ndryshime te bëra është automatizuar procesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta. Në fund, u bë me dije se shumë shpejt do të nis implementimi i Kadastrës 3D që do tu vij në ndihmë zonave urbane, ku ka dendësi të madhe të popullsisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viola: 05/07/2023 21:04

    Po kur punonjësit aktuale te kadastres janë te korruptuar ose punojnë për interesat e tyre,si do i zgjidhin njerëzit problemet qe ju shkaktojnë Keta nenpunes

    Përgjigju
  • Ambasadori: 03/07/2023 09:36

    Tash fillon vjedhja e korupsioni 3D. S'keni parë gjë akoma. Prona ju jepet vetëm "investitorëve" të lidhur me ta, të tjerët ose të punojnë si skllevër tek këta ose të ikin. Dhe ata ikin, e Shqipëria zbrazët, dhe Rama krifet në podcast

    Përgjigju
  • Rroftë Injoranca Artificiale: 03/07/2023 09:18

    Problemet reale nuk kanë për t'u zgjidhur ndonjëherë. Vazhdo me botën virtuale se Shqipërisë vetëm biznesmenët e leshit do i mbetën, të tjerët ikin ku të mundin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?