Ministrja Ogerta Manastirliu

Nga sot hyjnë në fuqi masat shtesë ndaj COVID, Manastirliu apel qytetarëve: Të bëhemi bashkë në betejën për shëndetin

17 Nëntor 2020, 19:36| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 19:42

  • Share

Nga sot kanë hyrë në fuqi masa shtesë të vendosura nga Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

Komiteti Teknik vendosi të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Pas kësaj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë apel qytetarëve që të të bëhemi të gjithë bashkë në betejën për shëndetin, duke respektuar rregullat.

"Nga sot rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Të mbrojmë familjet dhe t’i japim një dorë stafeve mjekësore kundër armikut të padukshëm. Të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron", shkruan ajo.

Komento

Komente

  • rezi: 17/11/2020 21:46

    Kudo virusi ka marrë revansh. Ne në Suedi nuk na lejohet më shumë se 8 veta në takime, puna ka kaluar online, evitojmë dyqanet, qëndrat e mëdha tregtare, jo autobuzë, tren. Me një fjalë rri në shtëpi e mos lëviz. Prandaj mos e merrni me shaka.

    Përgjigju
  • Frika: 17/11/2020 20:26

    Mbylleni si ne mars ne gjoftese don me shpetu popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?