Nga sot, 1 Maj, për mbi 95% të shërbimeve publike të ofruara nga shteti, shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të dalin nga shtëpia. Këto shërbime do të ofrohen online në 'E-Albania', ndërsa do të marrë fund 'epoka' e sporteleve. Në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën, e po ashtu i jep fund edhe korrupsionit në këmbim të një shërbimi të caktuar.
Po ashtu, çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele. Këto certifikata përveç gjuhën angleze dhe shqipe, do të jenë edhe në 4 gjuhë të tjera, greqisht, spanjisht, italisht, gjermanisht.
Ndërkohë drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj zbuloi edhe institucionet që kalojnë me sportele online.
Karçanaj: Preken të gjitha institucionet. Kemi grupin e parë të institucioneve që u reduktohen ndjeshëm sportelet. Përmend këtu Drejtorinë e Përgjithshme të gjendjes civile, nga 390 sportele fizike, kalon në 150 sportele. Në këto sportele do të merren vetëm ato shërbime që kanë nevojë për prezencën e personit. Preket Qendra Kombëtare e Biznesit, ku shërbimet do të ofrohen vetëm online dhe sportelistët që më parë punonin në sportelet fizike, do të punojnë për t’i kthyer përgjigje me vulë elektronike qytetarit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por dhe të gjitha institucionet e tjera sepse edhe në rastin kur këto institucione nuk kanë pasur sportele fizike që reduktohen apo ishin te pjesa që aplikimi realizohej dhe përgjigja vinte me postë, tashmë do të kemi një përgjigje që vjen vetëm në mënyrë elektronike dhe me vulë digjitale. Kjo është risia më e rëndësishme e këtij transformimi.
-Si do të operohet me qytetarë që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë, të moshuarit përshembull?
Karçanaj:Nga eksperienca e deritanishme dhe nga shifrat, ne flasim me shifra, pensionistët e kanë përdorur platformën e-Albania shumë mirë. Në pandemi ishin përdoruesit kryesorë dhe rezervonin javët e tyre për dalje. Aplikimet për pensione arritën në 1.6 milionë përdorime të këtyre shërbimeve që bëhen nga moshat e treta, fermerët e moshuar gjithashtu që aplikojnë në e-Albania.
-Çfarë avantazhesh do të sjellë sistemi i qendërzuar, i shërbimeve pa letra, që është ambicia e qeverisë shqiptare?
Karçanaj:Tashmë kemi kaluar pa letër në sistemin e akteve ku merret mendimi dhe kryhet gjithë procesi i inicimit dhe aprovimit të akteve të Kryeministrit. Çdo akt atje është pa letër, me nënshkrim elektronik. Sistemi i menaxhimit të dokumenteve është implementuar me shumë sukses në Kryeministri dhe në të gjitha ministritë e linjës. Është momenti që në dy vitet e ardhshme të përmbyllim punën e gjithë administratës, të automatizohet, të kalojë pa letër, nuk do të kemi asnjë letër, as kohë të humbur më në postë, nuk do të kemi më pesë ditë deri në dy javë vonesa, apo printera që amortizohen.
Kjo Karcanaj jeton ne planet tjeter! Thote qe perdoruesit me te shumte gjate pandemise kane qene mosha e trete dhe per kete kjo mendon se mosha e trete e perdorin shume lehte!!!Jam gati te ve bast qe shumica e pensionisteve dhe jo vetem,jane ndihmuar nga femijet,te afermit,ose ndonje komshi.Jam e sigurte qe ka plot te moshuar qe dine t'a perdorin,por nuk duhet marre si pergjithesuese.Ketu ku jetoj une,supermarketet perdorin kupona dixhitale per te bere ulje ne ushqime dhe qe t'i marresh e perdoresh ata,mosha e trete ketu dhe jo vetem e kane shpesh shume te veshtire perdorimin e tyre.Dhe nuk duhet harruar qe keta pensionistet e ketushem kishin kompjuter perpara se moshataret e tyre ne Shqiperi te kishin TV me ngjyra.Gjithashtu nuk duhet harruar qe ketu behet fjale per dok.sensitive qe mund te vidhen e pervetsohen.Nje pensionist pa femije e njeri mund te kerkoje ndihme te nje person i trete ,i cili nga ana e tij,mund te jete dhe ndonje sharlatan i kamufluar dhe kompjuteri eshte thjesht nje makine.
PërgjigjuKu mund ta marr nje vertetim banimi ne tirane ,se online nuk qenka ,apo i vulos edi rama ne surrel vertetimet.(dhe sa jeni lodhur me keto online me mir kishit rregulluar sigurimet shoqerore se i duhen gati 5 vjet nje personi qe del ne pension deri kur te mbaroje dosjen dhe te marri pensionin e pare )
PërgjigjuPer ata qe nuk mund te procedojne ne sistem dhe kryesisht moshat e treta i shtohet edhe nje renim i konsiderushe financiar sepse jane hapur shum biznese dhe notere qe mund ta kryejne kete procedure por nqse ne zyrat e gjendjeve civile do te pagueje 50 lek ne keto te tjerat do paguash 1000 lek. Bravo QIVERIA...
PërgjigjuEdhe une dua ti bej nji pyetje te till K.M,si do t'ia zgjidhi problemet moshes se tret ,duke mos len asnji lloje mundesie tjeter,pervec asaj e-Albania ???