Flamuri i BE-së

Bota

Nga sot ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE! Doganat: Transportuesit të ofrojnë të dhëna para mbërritjes

1 Prill, 10:07| Përditesimi: 1 Prill, 10:09

  • Share

Duke filluar nga sot transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes së plotë.

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ky detyrim është i vlefshëm edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera.

Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes në sistem.

Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?