Kronikë

Nga sot, ndalohen përkohësisht monopatinat në rrugë! Policia nis zbatimin dhe i sekuestron (VIDEO)

13 Tetor, 07:39| Përditesimi: 13 Tetor, 14:54

  • Share

Policia e Shtetit ka nisur sot zbatimin e aksionit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave përkohësisht. Në kryeqytet blutë kanë filluar me sekuestrimin e tyre, ndërsa qytetarët duken të pakënaqur nga ky vendim.

“Kam gjysmë viti që e përdor për punë. Unë zbatoj rregullat e qarkullimit, vendos kaskë, përdor korsinë e biçikletave. Nuk më duket i arsyeshëm si vendim. Duhet të ketë gjoba, por jo një bllokim i tyre. Nuk e di se çfarë do të bëj me punën”, tha një qytetare për Report Tv.

Edhe në Vlorë Rrugorja ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit. Që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra qytetarë janë paralajmëruar që të respektojnë vendimin, por më tej masat do ashpërsohen ku mes tyre përfshihen: shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes.

Vendimi  për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

"Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha dje Ilir Proda.

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.

Ora 13:12
Urdhri për ndalimin e monopative, nisin kontrollet në Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur të zbatojë urdhrin për ndalimin e monopatinave në rrugët e qytetit.

Drejtuesit e Rrugores së Elbasanit, kanë zbritur në terren për të vëzhguar planin e masave.

Ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv, efektivët e policisë kanë paralajmëruar drejtuesit që lëviznin me monopatina.

Vendimi  për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ora 11:37
Ndalimi i qarkullimit të monopatinave, Rrugorja e Vlorës nis kontrollet! Fillimisht paralajmërime më pas bllokim i tyre (VIDEO)

 

Policia Rrugore e Vlorës ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit. Gjatë ditës së sotme janë ndaluar dhjetëra qytetarë që lëviznin me monopatina elektrike.

Kjo fazë e parë do të fokusohet kryesisht te paralajmërimet, por masat mund të përfshijnë edhe shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes.

Kontrollet do të zhvillohen çdo ditë dhe do të intensifikohen në të gjitha rrugët kryesore të qyteteve, me fokus të veçantë në zonat urbane me qarkullim të lartë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erdi: 13/10/2025 13:27

    Kjo qe po ndodh eshte skandal.jafton te zbatohet masa kush ka patente makine ka te drejte ti ngasi (pasi njeh rregullate qarkullimit plus patenta perfshin levizjen me dy rrotakebderi ne 125 kubik) ... Por ajo qe mendoj eshte se kane gisht oligarket e naftes te cileve ky lloj transporti i ka prish shume pune.

    Përgjigju
  • loki: 13/10/2025 12:43

    Shkak per aksidente jane ata qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit, qe numrin me te madh te tyre e zene drejtuesit e makinave. Jane ata qe perkojne atje ku nuk lejohet, parakalojne aty ku nuk duhet, u zene rrugen makinave te tjera ( se duan te kalojne ata te paret ), u zene rrugen motoreve, monopatinave, madje dhe kembesoreve duke parkuar ne vijat e bardha. Nuk kemi pare ndonje mase nga policia per ndalimin e qarkullimit me makina te debilave me leje drejtimi.

    Përgjigju
  • Mono: 13/10/2025 12:02

    I lejoi te importohen, the zhdoganohen, te shitet tek te rritur dhe te mitur. I lejoi te behet biznes me to(jepen me qira ne plazh dhe ne Tirane e kudo tjeter) dhe nje dite te bukur u kujtuan dhe bllokade totale. Nje shtet patatatinash. Ka kohe policia e shtetit te merret me keto budalliqe? Korrupsioni dhe krimi po ben qejf dhe me ca merren me scooterat e hallexhinjve. Sekuestro !! Bravo votuesit jene te kenaqur me te tilla aksione.

    Përgjigju
  • Arti: 13/10/2025 11:35

    Sot kta qe duartrokasin dhe jane kenaqur per ndalimin e monopadve bejne mire te bejne llogarite me trafikun. Fjala vjen une kam nxjerre makinen per te vajtur ne pune dhe si une gjithe koleget e mi. Nder te tjera me shqeteson fakti qe policia VJEDH qytetaret duke i vene ne sekuestro pasisjet te cilat i kane blere brenda rregullave te shtetot me fature tatimore.

    Përgjigju
  • Lui: 13/10/2025 09:38

    Po ç’është ky ndalim pa paralajmërim.. Ka shumë e shumë të rinj mbi 18 që e përdorin për të ikur në punë. Jam absolutisht dakort që duhet të rregullohet me ligj përdorimi i monopatinave. Por jo të gjitha. Psh ato deri në 25k/h le të jenë në qarkullim pa pasur nevojë për patentë apo legjislacion. Ato që kalojnë atë shpejtësi, dmth që janë më të fuqishme, të kategorizohen në mjete që duhet të kenë një patentë minimale dhe të qarkullojnë në rrugë makine me kaskë në kokë. Dmth të trajtohen si motomjet. Pastaj gjëja kryesore të jetë mosha. Mos të lejohen nën 18 vjeç të gjitha monopatinat. Plus dhe diçka tjetër. Aty ku ka korsi të dedikuar për biçikleta, policia duhet të jetë pak më e rreptë që të mos lejojë mjete të tjera të qarkullojnë aty. Çdo mëngjes has motorra që përdorin korsinë e biçikletave dhe bëhen burim aksidenti. Për mos folur dhe këmbësorë që kalojnë aty..

    Përgjigju
  • Vlora: 13/10/2025 09:35

    Jo vetëm monopatinat. Duhen ndaluar nën 18 vjeçarët nga të gjitha mjetet elektrike. Pasi ka motorra elektrike,biçikleta elektrike që përbëjnë po aq rrezik për të moshuar dhe fëmijë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?