Siç ishte paralajmëruar, duke filluar nga kjo e hënë rreth 730 mijë pensionistët në mbarë vendin do të nisin tërheqjen e bonusit të pranverës. Në sportelet postës shqiptare por edhe bankave të nivelit të dytë duke filluar nga ky 3 mars ka filluar shpërndarja.
Po çfarë mendojnë vetë pensionistët për bonusin? Në mikrofonin e Report TV shumë prej tyre thonë se shuma i ndihmon në shpenzimet e përditshme.
“Morëm vezë, bukë sallat, kaq” “fruta perime” “pleq jemi, i shpenzojmë ku është nevoja”
“Aq marrim ne, njëherë të shkojmë në market, 70 mijë ilaçet, iku bonusi”
“Iaçe krejt sepse jemi sëmurë”
Disa të tjerë, me një ton më ironizues, shprehin pakënaqësi për vlerën e bonusit.
“Me të ngrënë edhe më të pirë, do i blejmë edhe diçka gruas. Do blej një palë këpucë”
“Në fakt janë kaq shumë lekë se po marrim se sa nuk dimë fare nga do i çojmë. S’ka nevojë për koment është si një lëmoshë”
Të moshuarit e përsëritin shqetësimin e tyre se pensionet i kanë të ulëta dhe se pa ndihmën e fëmijëve e kanë të vështirë.
“Mua nuk me del pensioni, me dërgon çuni lekë”
“Mua nuk me del, kursejmë kudo, lejmë mungesa për të arritur”
Ndryshe nga fundviti, këtë herë të gjithë ata pensionistë që marrin më pak se 20 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë bonusin prej 10 mijë Lekësh, ndërsa të moshuarit që marrin mbi 20 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë Lekësh. Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 shtator.
Komente
