Nga sot trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho: E dërgojmë Shqipërinë lart

9 Janar 2023, 11:06| Përditesimi: 9 Janar 2023, 11:31

  • Share

 

Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 48-vjeçari brazilian ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në. Në fjalët e para si kuqezi ai tha se me punën e tij do ta çojë kombëtaren shqiptare lart.

“Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin. Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.

Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Sylvinho, i cili menjëherë firmosi kontratën me presidentin Duka.


Lajmi kryesor:

Prezantohet Sylvinho, i pranishëm edhe Reja! Braziliani me fjalët e para si kuqezi: E çojmë Shqipërinë në EURO 2024! Duka: Zgjedhja e duhur


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?