Postimi në Instagram i këngëtares Dua Lipa

VIP & Spektakël

Nga ‘Sunny Hill’ në Kosovë, në ‘Perëndimin e kuq’ në Shqipëri! Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm!

5 Gusht, 21:22| Përditesimi: 5 Gusht, 21:26

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë.

Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.

Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar. Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe një perëndimin e kuq të diellit.

“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.

Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj. Ajo ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.

Së fundmi, artistja ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, përveç asaj shqiptare dhe britanike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?