Ka disa ushqime që përveçse janë të pasura me lëndë ushqyese, ndihmojnë gjithashtu edhe në parandalimin e virozave të stinës.
Më poshtë kemi listuar se cilat janë këto ushqime.
Supë pule
Supa e pulës përmban një substancë të quajtur cisteinë dhe mbron kryesisht nga infeksionet e fytit. Cisteina ndihmon në lëngëzimin dhe largimin e mukusit nga hunda dhe mushkëritë. Sigurohuni që supa juaj të mos përmbajë shumë kripë, por të jetë e pasur me perime.
Kërpudha
Studimet kanë treguar se ngrënia e kërpudhave na mbron kundër viruseve dhe gripit. Kërpudhat përmbajnë beta-glukane (polisaharidet e tretshme) që kanë aftësinë për të mbrojtur sistemin imunitar Shtoni kërpudha në supat, sallatat dhe zierjet tuaja dhe korrni përfitimet e tyre.
Çaji jeshil
Çaji jeshil ka një efekt të dobishëm kundër ftohjes falë polifenoleve që përmban. Studimet raportojnë se katekinat, polifenole specifike në çaj, luftojnë virusin e gripit. Kur ta konsumoni mund t’i shtoni edhe pika limoni ose mjaltë. Shmangni shtimin e qumështit, pasi proteinat e tij lidhin polifenolet dhe ulin efektivitetin e tyre.
Kosi
Kos që përmbajnë probiotikë ose ndryshe baktere ‘miqësore’ që mbrojnë nga viruset dhe shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes.
Mjalti
Mjalti ka efekte antibakteriale dhe anti-inflamatore. Sipas hulumtimeve, konsumi i mjaltit çdo ditë redukton kohëzgjatjen e të ftohtit.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)