Kombëtarja e Shqipërisë do të përfaqësohet me 5 mundës në botërorin që nis të shtunën e 13 shtatorit në Kroaci dhe përfundon me 21 shtator, për 8 ditë me radhë.
Pritshmëritë më të mëdha për medalje të artë janë tek Islam Dudaev në peshën 70 kilogramë. Mundësi i natyralizuar nuk është i vetëm, pasi po për stilin e lirë, por në kategorinë 61 dhe 74 kilogramë, Shqipëria do të përfaqësohet me Zelimkhan Abakarov dhe Chermein Valiev. Albina Drazhi do të garojë në kategorinë e vajzave, ndërsa i vetmi në stilin Greko-romak është Gjetë Prenga.
Me datë 13 shtator garon Dudaev dhe Abakarov, ndërsa 3 sportistët e tjerë në datë 14 shtator.
Komente
