Politikë

Nga takimi me presidentin e KiE te konferenca ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan videon: Momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE

15 Prill, 08:09| Përditesimi: 15 Prill, 08:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të rëndësishme nga dita e djeshme, ku në Luksemburg u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e grupkapitullit për tregun e brendshëm.

Videoja nis me takimin që zhvilloi kreu i qeverisë me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa në Bruksel mëngjesin e së hënës përpara se të nisej për në Luksemburg. Më pas, kryeministri shihet teksa takohet Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorsi për konferencën në Luksemburg. Përmes videos shfaqet edhe mesazhi që përcolli komisionerja Kos për shqiptarët.

“Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është shumë i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE, nuk ka dyshim për këtë. Sot ne jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë. Komenti i fundit; Suksesi juaj ka ndikim të gjerë. Ju i dëshmoni të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor se duke punuar fort dhe me vendosshmëri është e arritshme, hap pas hapi.”, tha ajo gjatë konferencës dje me kryeministrin Rama.

Në fund, videoja përmbyllet me momentin ku të gjithë të pranishmit në tryezën e konferencës bënë një foto të kapur duar për duar.

“Mirëmëngjes dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë sot”, shkruan Rama.

Në Konferencën e zhvilluar dje, Shqipëria hapi grupkapitullin "Tregu i Brendshëm", i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, Konkurueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?