Edhe sot artistët kanë vazhduar të tregojnë nga shtëpitë e tyre për mënyrën sesi po e kalojnë vetëizolimin, duke dhënë mesazhe optimizmi. Ermal Mamaqi dhe djali i tij kanë sjellë një eksperiment interesant ndërkohë që të tjerë bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi në një kohë kur numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë po shtohet dhe është shënuar edhe viktima e dytë.
Në ditët e izolimit global, këngëtari Stine ka publikuar nga Gjermania një video në rrjetet sociale ku po luan në piano tingujt e një prej këngëve më të dashura të kulmit të karrierës së tij: Si trëndafil.
"Gjeni këngën", sfidon ndjekësit e tij kantautori.
Muzika e "Ninullë" që ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek nënat, por edhe tek vet kompozitori që e ka krijuar atë, Enver Shëngjergji, vjen e interpretuar për “ReportTV” prej tij. Ai përmes këngës që tre dekada më parë e ka kënduar Marjana Leka bën thirrje të gjithëve, që të kenë më shumë kujdes në këto ditë nga COVID-19.
Aktori Bruno Shllaku i vetizoluar këto ditë sjell përmes vargjeve të Lahutës së Malcisë së Gjergj Fishtës rrëfen se shqiptarët duhet të kenë kujdes nga COVID-19, sepse kanë shumë për të bërë derisa të realizojnë misionin për të cilin kanë ardhur në këtë jetë
Përmes monodramës “10 urdhnimet”, frymëzuar nga "I dieci comandamenti" i Roberto Benigni-t, aktorja Rita Gjeka bën apel për më shumë dashuri, edhe kujdes për vete edhe njerëzit në këtë periudhë që duhet vetizoluar në shtëpi për shkak të COVID-19.
Sopranoja Ramona Tullumani e konsideron jetën plot të papritura. Edhe Covid 19, sipas saj, është një arsye më shumë për të dashur edhe mbrojtur më shumë të afërmit
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga ndërprerja e mësimit për shkak se vendi ynë është tashmë i prekur nga Covid -19, të gjithë nxënësit kanë mundësi ta vazhdojnë procesin e mësim-nxënies edhe nga shtëpia. Dje, në një lidhje direkte me skype Kamila Hoxhalli, gjimnaziste në një prej gjimnazeve të Tiranës na tregoi sesi po funksionon mësimi nëpërmjet grupeve në ëhatsApp, ndërkohë që sot ajo na tregon sesi po e kalon ditën në izolim. Kamila, shembull për tu ndjekur.
Autorja e disa prej programeve më të njohura televizive, Zefina Hasani gjithashtu ka dhënë një mesazh për të gjithë. Ajo thotë se qëndrimin në shtëpi nuk duhet ta shihni si një "Big Brother", pasi teknologjia edhe në këto ditë të vështira na afron më pranë njerëzve.
Ajo shquhet për dashurinë e saj për palestrën, por në kushtet kur mbyllja e palestrave është një nga masat e marra pasi Shqipëria u prek nga koronavirus, Aulona Mustës i duhet të stërvitet në shtëpi. Me anë te një video mesazhi Aulona thotë se palestrën dhe zyrën i ka 'zhvendosur' në shtëpi, ndërkohë që bën thirrje për dalje të kufizuara në mënyrë që kjo situatë të mos ketë bilance dramatike.
Fatma Haxhialiu duket se po i shijon ditët e vetëkarantinimit pa Aulona Mustën.
Në një videomesazh ajo thotë se pavarësisht këtyre ditëve të vështira duhet të jemi optimistë, pasi kemi kohë të bëjmë gjithçka duam.
Me shaka ajo ju tregon edhe si do ishin ditët e izolimit në një shtëpi me Aulonën.
Të shumtë janë artistët që këto ditë kanë përcjellë nëpërmjet rrjeteve sociale mesazhet e tyre për të treguar kujdes, në një kohë kur shifra e të prekurve në vendin tonë me koronavirus, po shtohet.
Këto mesazhe sensibilizuese bëhen edhe më të rëndësishme duke patur parasysh faktin që shqiptarët ende vazhdojnë të mbushin rrugët dhe sheshet publike.
Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij në Instagram nje video ku djali i tij, Joeli i 'shpall luftë' mikrobeve. Aktori i humorit dhe djali i tij kanë sjell një eksperiment shumë interesant sesi larja e duarve largon virusin nga duart tuaja.
Menyra ma e mire qe mu me ka dhane rezultat kam shtu kontaktet seksuale dhe ndikon per largimin e stresit ne ngujim.
PërgjigjuKujdes se mos te zhvillohet shume krahu i djathte.