Florent Hasani është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshtit në Rumani. 30 golat e tij në një vit e gjysmë me Tiranën, bënë që rumunët t'i besonin një fanellë 26-vjeçarit nga Vushtrria.
500 mijë euro shkuan në arkat e Tiranës, teksa pas këtij transferimi edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit në Kosovë janë "zgjuar" dhe e kanë telefonuar sulmuesin anësor.
Dikur pjesë e Kosovës, sulmuesi prej më shumë se tre vitesh nuk ka marrë asnjë ftesë nga përfaqësuesja. Pas kalimit të tij te Rapidi, kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe zyrtari Samir Ujkani kanë telefonuar lojtarin për t'i uruar suksese. Sinjale rikthimi për Hasanin në ekip.