Futbollistët e Vorës në heshtje

Sport

Nga tragjedia e Bledar Hajdarit, Mentor Sopjani dhe Paulin Ndoja! Nis me 1 minutë heshtje Vora-Flamurtari

20 Prill, 15:37| Përditesimi: 20 Prill, 15:41

  • Share

Ndeshja e kategorisë së parë mes Vorës dhe Flamurtarit ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të njerëzve të sportit të cilët ndërruan jetë javën që po lëmë pas.

Padiskutim ngjarja më tronditëse, për mënyrën sesi ndodhi, por edhe për moshën që kishte, është ndarja nga jeta e Bledar Hajdarit, futbollistit të Dajtit që po luante në ‘Sunday League’ kur pësoi kolaps në fushë dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Jo pak e dhimbshme ishte edhe ndarja nga jeta e Mentor Sopjanit, ish-arbitrit dhe vëzhguesit të FSHF-së, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Si të mos mjaftonin këto ngjarje, pak ditë më parë u nda nga jeta edhe ish-portieri i Vllaznisë Paulin Ndoja, 80-vjeçari i cili ka shkruar me gërma të arta historinë në portën e shkodranëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?