TIRANË- Dyshime se dhjetëra transaksione të dyshimta si financime të terrorizmit, kanë çuar seksionin e krimit ekonomik dhe drejtorinë e Pastrimit të Parave Tiranë, të përpilojnë një raport financiar mbi volumin e pagesave bankare, mbi tre shtetas turq, ish-pronarë të kolegjit “Turgut Ozal” që quhen Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu dhe Yakup Arslan.
Ky raport i është përcjellë prokurorisë së Tiranës për vlerësim hetimor, pasi kanë lindur dyshime se këto para po hyjnë në llogaritë e disa njerëzve turq, që janë të lidhur ngushtë me organizatën “FETO”,e cila në disa vende të botës, përfshirë dhe Turqinë, cilësohet si organizatë terroriste. Volumi i transaksioneve ka filluar qysh prej datën 6 mars 2017, kur dhe katër personat e mësipërm në cilësinë e aksionerëve të kolegjit arsimor “Turgut Ozal”, kanë vendosur të shesin 100 për qind të aksioneve të kësaj prone tek kompania Holandeze,"BF Cooperatief U.A". Në fakt qëndra e kësaj kompanie është Amsterdami, por pronari i saj është një shtetas Turk, që mban raporte të ngushta dhe biznesi me organizatën “FETO”.
Ai quhet Fahri Özçelik, si përveç si biznesmen I sukseshëm ai njihet dhe si anëtar i Federatës së Biznesmenëve të Rinj në Hollandë (HOGIAF), e cila luan rol të rëndësishëm në aktivitetet financiare të FETO-s në Holandë. Kontrata e shitjes është kryer në një periudhë kur shteti Turk, kishte vetëm 9 muaj që parandaloi një grusht ushtarak shteti, grusht për të cilin, Erdogan tha në 2016 se ishte organizuar nga organizata terroriste FETO. Gjatë vitit 2017 Turqia ndërmori shumë hapa ligjore me qëllim arrestimin e dhjetërave Gylenistë dhe bllokimin e kapitalit financiar të tyre në disa vende të Ballkanit dhe botës. Dhe me sa duket kjo shitje është kryer me urgjencë nga shtetasit Turk që vepronin në Shqipëri, tek një shtetas Turk që vepronte në Hollandë.
Sipas kontratës së shitjes që mban datën 6 mars 2017, kompania e blerësit Fahri Özçelik, ,"BF Cooperatief U.A", duhet të paguante në periudha të ndryshme kohore shumën prej 1.133.700.000,000 lekëve, e përkthyer me kursin e kohës diku tek 10 milion euro. Kjo shifër astronomike i ka kaluar në disa transaksione të ndryshme bankare shtetasve Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu dhe Yakup Arslan. Por ky volum i madh transaksionesh me shuma të mëdha parash,ka sjellë dhe dyshime nga Drejtoria e Pastrimit të Parave Tiranë, mbi origjinën e dyshimtë të këtyre parave. Tashmë të gjithë administratorët janë marë në pyetje ku kanë treguar dhe dokumentacionin përkatës, ndërkohë prokuroria e Tiranës, në ditët në vijim pritet të dërgojë dhe një letërporosi në Hollandë, për të kërkuar bilancet dhe aktivitetin tregtar që ka kompania blerësë ,"BF Cooperatief U.A", me pronar turk shtetasin Fahri Özçelik.
Kontrata e shitjes së Kolegjit 'Turgut Ozal'