TIRANË- Nga Vatikani, Kardinali Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkës.
Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve katolikë, Troshani e cilëson këtë festë, si ditën e fitores më të madhe. Ai uron që Festa e Pashkës të sjellë gëzim dhe lumturi për çdo besimtar katolik, teksa kryefjalë e urimit të tij ka qenë edhe sa më shumë paqe në botë, e specifikisht në Ukrainë.
"Është dita më e bukur që ka njerëzimi që ka për jetën e dhënë prej Zotit, të krijuar jo për të vuajtur nën kthetrat e vdekjes, por për Pashkë, garancinë e ringjalljes, për të ma mësuar që gjithë njerëzit i pret e ardhshmja. Për të parë të madhin Zot, në rrugëtimin tonë të përditshëm në veprat e shenjta që do të bëjmë. Bekime në Zot, për të gjithë familjet dhe popullin shqiptar, për paqen në botë, më tepër në Ukrainë e Rusi, paqe, të mirëkuptimit, të bujarisë", u shpreh Kardinali Ernest Simon Troshani.
E diel e 17 marsit, ishte dita e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën, ndërkohë 2 net më parë në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.