Leka Zogu II dhe Blerta Celibashi

VIP & Spektakël

Nga videoja e sulmit tek marrëdhënia e re e dashurisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi rrëfejnë të pathënat: Nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elia Zaharian!

26 Shtator, 11:44| Përditesimi: 26 Shtator, 11:49

  • Share

Princi i kurorës Leka Zogu II ka qenë përgjatë muajve të fundit në qendër të mediave, jo për titullin e tij apo si pjesë e mbretërisë shqiptare, por për jetën personale.

Për herë të parë pas skandalit që u publikua në publik, një video sherri mes tij dhe ish-bashkëshortes Elia Zaharia, Princ Leka ka folur publikisht për divorcin e tij. Në intervistën e dhënë për gazetaren Arbana Osmani në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, Leka shoqërohej nga partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi.

Kjo e fundit, për publikun, ka qenë dhe shkaku kryesor që çoi në divorcin e Elias dhe të Lekës.

Leka Zoku ka sqaruar se raporti i tij martesor me Elia Zaharian kishte përfunduar prej kohësh, përpara se ati të niste historinë e dashurisë me Blertën, e cila gjithashtu ka qenë dhe fotografe e familjes mbretërore.

Ai tregon se e para që është vënë në dijeni për këtë raport, ka qenë vetë Elia.

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas here kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore.

Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën,” tha Princ Leka.

Ndërkohë Leka nuk mund të kalonte pa thënë diçka dhe për videon të filmuar nga vetë Princi ku transmetohej një moment konfliktit mes tij dhe Elias. Princ Leka është shprehur se ai është tradhtuar nga institucionet shtetërore, pasi ishin ata që e publikuan videon në media.

“E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar.”

Blerta Celibashi ka sqaruar dhe thashethemet që qarkullojnë lidhur me pozitën e saj në këtë histori. Fotografja ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë pasur marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharian.

“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, tha Blerta Celibashi.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?