Operacioni Forca e Ligjit

Nga vjedhja me armë, grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve

4 Dhjetor 2020, 12:57| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 13:12

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar 6 persona të cilët duhet të deklarojnë pasuritë.

Ata u kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 6 personave të dënuar në Itali dhe Tropojë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja me armë, grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin pasurisë:

Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 04/12/2020 15:03

    Po bejini friends ne facebook dhe dergojani formularin ne inbox..keshtu e shikoni me mire dhe nuk kushton fare

    Përgjigju
  • Lleshi: 04/12/2020 14:02

    Mir o gjeneral kshu vashdo e prodhe fare kete pun me keto idiotlleqe ofl keta njerez te mabruar kan ber nga 20 vjet burg pa dhemb ne goj cdo u maresh thjesht propagand mur njerzit dalin rrugve akoma me 10 blinda ti kapesh me karroxhinj bravo lleshi futja se ky popull kahu e do sjemi ber 500 vjet do behemi tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?