Nga një rast i vjedhjes së një dyqani, deri tek dhuna ndaj bashkëshorteve dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, janë disa nga ngjarjet që vunë në pranga 6 persona në Fier.
Një 55-vjeçar dhe një 35-vjeçar janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
“Specialistë të Policisë Divjakë arrestuan P. A., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Ndërsa një 29-vjeçar nga Patosi është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur para në një dyqa.
“L. D., 29 vjeç, banues në Patos, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 17-vjeçar, të cilit iu gjet një thikë, maskë dhe doreza.
“Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), një maskë dhe një palë doreza”, informon policia.
Po këta specialistë arrestuan edhe dy shoferë, që u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
"A. F., 34 vjeç, banues në Fier dhe A. B., 50 vjeç, banues në Patos, pasi u kapën duke drejtuar automjetin përkatës, në gjendje të dehur"
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.