Nga vrasja në Dukagjin tek kanabisi, Policia Shkodër bën ‘bilancin’: Në 9 muaj kanë ndodhur 5  vrasje! Janë asgjësuar 196 mijë bimë kanabisi nga 132 raste kultivimi

29 Shtator 2023, 12:02| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 16:09

  • Share

 

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, pas disa konflikteve për shfrytëzimin e pyjeve ka ‘ngritur në këmbë’ Policinë e Shkodrës, e cila përveç detajeve rreth ngjarjes ka zbuluar edhe ‘bilancin’ e 9 muajve, ku konstatohet ulje e veprave penale kundër personit në krahasim me një vit më parë.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj, doli në një deklaratë për median për të dhënë detaje nga zbardhja e krimit që tronditi Shkodrën, ku zbuloi gjithashtu se përgjatë 9 muajve të këtij viti ka një rënie të dukshme të veprave penale kundër personit krahasuar me një vit më parë.

Nga janari në shtator, kanë ndodhur 5 vrasje në krahasim me 9 vrasje të ndodhura gjatë 9-mujorit të vitit 2022, si dhe 3 raste të vrasjeve të mbetura në tentativë, në krahasim me 10 vrasje të mbetura në tentativë gjatë 9-mujorit të vitit 2022.

Po ashtu, në vazhdën e megaoperacionin antikanabis “Alpe të pastra”, janë asgjësuar 196 742 bimë dhe fidanë kanabisi, nga 132 raste kultivimi.

Janë marrë masa për të gjitha shkollat, në bashkëpunim me stafet pedagogjike dhe me oficerët e sigurisë, për vendosjen e perimetrit të sigurisë, ku vetëm një javë më parë është goditur një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike në perimetrin e sigurisë së një shkolle të mesme, nga një 21-vjeçar, i cili është vënë në pranga.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Dukagjin për shfrytëzimin e pyjeve! Zbardhet atentati ku u vra 73 vjeçari e u plagos i biri! Në kërkim i afërmi i familjes


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?