Viti 2020 tashmë është mbrapa krahëve, një vit i vështirë, që në pjesën më të madhe të kohës qe i dominuar nga pandemia e COVID. Por 2020-a pati zhvillimet e veta edhe në Shqipëri me lajme që tërhoqën vëmendjen e shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Lajmi më i lexuar në shqiptarja.com vitin e kaluar ishte ngjarja e rëndë e ndodhur në korrik, kur Eugert Lazaj, 37-vjeçar, u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, "Adorions Palace" në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës.
Pamjet e një aksident tragjik në në tunelin e Elbasanit, që tregon se si shoferi i dehur ecën me shpejtësi dhe përplas makinën e 4 vajzave, është lajmi i dytë i lexuar. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të plagosura.
Një tjetër lajm që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë lexuesve të shqiptarja.com është zbardhja e një debati në seancën gjyqësore mes Myrteza Çaushit ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, prokurores së çështjes Odeta Todoroshi dhe juristit të burgut Drenovë, Vasjel Hysenaj. Pikërisht në seancën kur Myrteza Çaushi, ishte përgatitur për t'u njohur me kërkesën për lirimin me kusht ose jo nga gjykata, ai ka dalë jashtë kontrollit duke kërcënuar dhe kërkuar arrestimin e personave që siç pretendonte ai,i kanë vjedhur ditët e burgut.
Ja 10 lajmet që janë lexuar më së shumti në 2020
Tiranë, pronari i kompleksit luksoz gjendet i vdekur në vilën e tij në Lundër (EMRI+FOTO)
Ekskluzive/Sherri i plotë në gjyq, Zani Çaushi:Të arrestohen personat që më vodhën burgun
Një shkencëtar: Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri
Vajza nga Shkodra që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës...