Nuk ka ende një studim, por duket se njerëzit gjatë karantinës janë edhe më të stresuar.
Ekspertja hipnoterapiste Diana Pushi thotë se është e rëndësishme që të dimë të ekuilibrojmë katër elementë të rëndësishëm të njeriut: Fizike, shpirtërore, emocionale, mendore, në mënyrë që të largojmë gjendjen stresante që krijohet brenda trupit të njeriut. Ajo sugjeron disa teknika të thjeshta yoga dhe metodën e ‘trokitjes’ mjaft interesante për të përmirësuar sistemin nervor.
“Këshilla e parë që dua të them që mund të jetë pak e përgjithshme , është që metoda për të larguar stresin mund të ketë shumë, qëllimi është të krijohet një qënie me katër këmbët e shëndetshme: Fizike, shpirtërore, emocionale, mendore. Teknika ka pafund, unë do përqëndrohesha tea ta që ndikojnë në ‘këmbën’ emocionale. Unë tani në këto kushte të izolimit përshembull, kam këtu tapetin e Yoga-s, e cila nuk është vetëm aktivitet fizik, por krijon një harmonizim të energjisë. Ushtrime shumë të thjeshta, shumë pak minuta në mëngjes, në mënyrë shkencore e provuar për efektin që ka në trup. Të punosh dhe të harmonizosh anën energjike të trupit. Në lidhje me emocionet, një nga metodat më të dobishme edhe tani për periudhën e koronavirus, ‘trokitja’. Trokitet në pika të caktuara në trup të cilat aktivizojnë jo vetëm ato nyjet energjike në trup të cilat kanë të bëjnë me organet e trupit, por edhe me sistemin nervor.” shprehet Diana Pushi.
Edhe kërcimi, sipas ekspertes hipnoterapiste është një metodë mjaft e mirë për të larguar stresin e ditëve të fundit, por edhe për të arritur një ekuilibër të katër elementëve kryesorë të trupit të njeriut.