Nga Zaganjori tek Rovena Gashi, 30 magjistratët që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit që po hetohet nga SPAK

23 Maj 2020, 07:08| Përditesimi: 23 Maj 2020, 09:32

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë të mërkurë se ka marrë në përgjegjësi penale anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, pasi ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, duke fshehur faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Luan Daci, si anëtar i Kolegjit të Apelimit, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, ka qenë pjesë e trupave gjykuese në shqyrtimin e të paktën 30 dosjeve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve të niveleve të ndryshme.

Në 30 rastet, Daci ka votuar për shkarkimin përfundimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shumica e të cilëve ishin shkarkuar që në shkallë të parë, por që Kolegji i ka konfirmuar këto vendime si të ligjshme. Por, vetëm në një rast, atë të shkarkimit nga detyra të Artor Yllit, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vota e Luan Dacit ka qenë vendimtare. Në këtë rast,gjyqtarët Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë pozicionuar kundër shkarkimit të Yllit.

Meqenëse trupat gjykuese të Kolegjit përbëhen nga pesë anëtar, vota e Dacit ishte vendimtare për shkarkimin përfundimtar të Yllit. Ndërkaq, Luan Daci ka qenë pjesë trupave gjykuese dhe ka votuar për shkarkimin nga detyra të kryetarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, Xhezair Zaganjorit dhe Bashkim Dedes.

Madje, në çështjen e Dedes, Daci ka qenë relator. Daci ka kryesuar trupin gjykues, i cili shkarkoi përfundimisht nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, ndërsa ka votuar pro shkarkimit të anëtarit tjetër Admir Thanza. Po ashtu, Daci ka votuar pro shkarkimit të prokurorëve Ramadan Troci dhe Rovena Gashi. Po ashtu, Daci ka qenë pjesë e trupave gjykuese për shkarkimin përfundimtar të anëtarëve të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe Fatmir Hoxha.

Gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit

1.            Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

2.            Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.            Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme

4.            Edmond Islamaj, anëtar në Gjykatën e Lartë, kryesues

5.            Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

6.            Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë

7.            Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, kryesues

8.            Fatmir Hoxha, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

9.            Entela Prifti, gjyqtare e Apelit Korçë

10.          Artor Ylli, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative Tiranë

11.          Ahmet Jangulli, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkodër

12.          Fatos Qato, gjyqtar i Apelit Tiranë

13.          Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

14.          Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë

15.          Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë

16.          Bujar Hoti, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

17.          Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative

18.          Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

19.          Alma Brati, gjyqtare e Tiranës

20.          Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës

21.          Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës

22.          Elsion Sadiku, prokuror Korçë

23.          Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

24.          Adriatik Cama, prokuror Tiranë

25.          Gani Dizdari, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

26.          Gentian Trenova, prokuror Tiranë

27.          Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

28.          Luan Kaloçi, prokuror në Tiranë

29.          Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit Durrës

30.          Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 24/05/2020 10:48

    Po me kete loogjike i bie qe cdo vendim i dhene nga nje gjyqtar i shkarkuar ne cdo nivel gjykate te jete vendimi nul. Dhe te ribehen gjyqet. Po ci kini keto se lat nam. Apo per veten e tyre keta prokuroret e shkarkuar e trajtojne dhe ne kete kendveshtrim. Kush u shkarkua ta mbaje dhe te mos kish vjedhur. Dhe asnjeri mos e kthej koken pas. Vetem perpara sa te pastrohet kjo drejtesi nga gjith te koruptuarit.

    Përgjigju
  • Vojsava: 23/05/2020 13:05

    Pse si beni transparenete kriteret per antaret e KPA per popullin shqiptar....hahaahNga 7 antare max 2 i plotesojne kriteret . Keni njerez te paafte qe splotesojne kriteret as per drejtor poste ne gramsh se kane qene ne ndjekje penale, kane bere korrupsion e faktuar nga shiku, kane qene te pushuar nga presidentet nga puna per paaftesi., skane paguar asnje takse ne shtet, skane qene avokate per 15 vjet , kane vellezer e motra subjekte dhe te spakut e eksponente te krimit te organizuar.... percfare vettingu mund te flitet me ne kete vend..... faktet per dy tre prej tyre jane publikuar ne media para nje viti dhe askush nuk reagoi.... besimi publikut eshte 0 per reformen.... sa me shume ti mbroni keta aq me shume do diskreditoni pseudoreformen tuaj te deshtuar.!

    Përgjigju
  • Shiroka: 23/05/2020 09:22

    moderator O naqe, publikoje perseriate lajmin per ata te Shkodres loce ata dy ish pedagoged e drejtesise se re, per Roland Ilian dhe Sander Becin apo moret urdher se ju gjasme jeni te pavarur ahahahhahaha

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/05/2020 08:42

    Llumit te korrupsionit shteteror shqiptar do ti gjendet fundi me vonese,por do ti gjendet se para popullit te vuajtur shqiptar eshte angazhuar publikisht politika amerikane me veprime e qendrime te drejtperdrejta dhe specifike.

    Përgjigju
    • Zef Matoshi: 24/05/2020 09:52

      Po kurr ndoj her ne historin e Shqiptaris nuk ka pas ndoj her njerz te till,lloj lloj dallkaukesh,te veshur me,pushtet te rrem e te vjedhur popullit me te varfer ne Europ.Sa per ket ftyren Daci aj ka pas ardh ne Tiran me spat ne krah tuj thirr hajde dru me pre pra,prejardhjen eka nga Dibra e jo nga,Shkodra ne as nji moment te till njerz,nuk ka nxjer nga memorja e historis,qe ne drejtesi te ket kesi majmunesh me fetyr njeriu.Per ket duhet te pyetet Edvin drogaxhiut me vajzen e Bungos lere pastaj ajo Pamela e mbesae mutit qe e pushkatoj Dulla.Pra e gjith reforma ne drejtesi asht e deshtuar pjesa me madhe e atyre qe jan larguar dhe ne ankiminimin do fitoj ne Strasburg dhe do i paguajm ne te varferit,kjo asht drejtesia e kinezit Donald Lu e asaj kok kuqes nga Kroacia

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?