Futbollisti argjentinas Di Maria

Nga Zaniolo, Dybala, Lukaku dhe Pogba! Zhvillimet e fundit në merkato, Di Maria largohet me Juventusin

2 Qershor 2022, 12:09| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 12:14

  • Share

Teksa jemi në ditët e para të merkatos ajo duket shumë voluminoze, pasi klube nga e gjithë bota dëshirojnë shpejt të përforcojnë skuadrat e tyre. Aktualisht janë duke u zhvilluar disa negociata ku më intensivet duket në Itali.

Milan orej kohësh kërkon një anësor në krahun e djathtë dhe me ardhjen e pronarëve të rinj duke se ka hedhur disa hapa të tjerë. Emri i fundit që po përflitet është ai i Zanilo-s, i cili luan te Roma. Klubi verdhekuq kërkon 45 milionë euro për 23-vjeçarin, por Milan kërkon të fusë në negociata Salamakers dhe të japë 20 milionë euro. Gjithsesi kjo nuk pëlqehet nga Mourinho, por edhe klubi nga kryeqyteti që po kërkon para kesh për një merkato me emra të rëndësishëm për ndërtimin e ekipit të Mourinhos. Për t’i hedhur benzinë zjarrit mendoi edhe agjenti i futbollistit, i cili është shprehur: “Interesimi nga Milan? Nuk e di këtë, por do e prisnim me kënaqësi …”

Zhvillime ka edhe te Interi. Pas CEO-s Beppe Marotta edhe zv/presidenti Zanetti ka thënë se ‘shpreson që sezonin e ardhshëm Dybala të luajë me zikaltërit’. Nga ana tjetër vetë futbollisti, i cili realizoi gol kundër Italisë pas 4 minutave në lojë, ka thënë se për momentin mendon vetëm për Argjentinën dhe se të ardhmen e tij ia ka lënë në dorë agjentit. Gjithsesi, pasi doli lojtar i lirë nga Juventusi, 28-vjeçari duket se është i zikaltërve, pasi këtë me siguri e jep ‘Gazetta dello Sport’.

Zhvillime ka edhe me Romelu Lukaku-n. belgu ka pranuar reduktimin e pagës për të kaluar te Interi, por zikaltërit nuk janë gati të japin para për shkak të kufizimeve me ‘fair play financiar’. Chelsea paguajti 113 milionë euro verën e shkuar dhe formula e vetme për t’u rikthyer në Seria A është huazimi. Interi dhe Marotta pasi gjetën gjuhën e përbashkët me Lukaku-n i kanë thënë këtij të fundit që të negociojë vetë me Chelsea-n. Nëse bëhet belgu do fitonte 3 milionë euro më pak te Interi.

Për Juventusin ka patur një ngecie negociatash me Di Marian. Argjentinasi kërkon një kontratë 1-vjeçare, ndërsa Juventus ofron të paktën dy për të përfituar nga një ligj në Itali që nuk e takson 50% kontratën, por 25%. Juventus  ka oferuar 7.5 milionë euro plus bonuse, por nëse 34-vjeçari pretendon vetëm 1 vit atëherë Juventusi nuk mund të shkojë më shumë se 5-6 milionë euro. Në ditët në vijim priten të tjera negociata, por situata tashmë është ndërlikuar, pasi palët janë të predispozuara për të kundërshtuar njëra-tjetrën.

Gjithsesi ka shumë optimizëm për Poul Pogba. Francezi mbylli aventurën me Manchester United dhe besohet se tashmë ka zgjedhur ‘zonjën e vjetër’. Sipas mediave në Itali ka një akord për 3-4 vite në bazën e 7-8 milionë eurove plus bonuse në sezon dhe zyrtarizimi do të bëhet deri në fund të javës së ardhshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?