Ngacmimet seksuale, Ashley Judd padit manjatin e Hollywood për dëmtim të karrierës

2 Maj 2018, 03:29| Përditesimi: 2 Maj 2018, 03:30

  • Share

Aktorja Ashley Judd ka paditur manjatin e Hollywood-it, Harvey Weinstein, me pretendimin se ai i ka dëmtuar karrierën, në shenjë hakmarrje pas refuzimit që ajo u ka bërë propozimeve të tij seksuale. Tre janë akuzat në padinë e depozituar të hënën ndaj producentit: shpifje, ngacmim seksual dhe shkelje e ligjit kalifornian të konkurrencës.

Reagimi i aktores vjen pas deklaratës së regjisorit Peter Jackson, Dhjetorin e kaluar, se ai kishte dashur t’i ofronte një rol në një nga seritë e filmit Lord of the Rings, por kishte qene vetë Weinstein që e kishte refuzuar, me argumentin se të punosh me aktoren ishte një makth i vërtetë.

Në një deklaratë, producenti Hollywood-ian mohoi akuzat dhe përpjekjen për dëmtimin e karrierës së aktores më të paguar në botë.

Pretendimet e shumta për abuzime seksuale në Hollywood nxitën fushatën MeToo, një lëvizje e udhëhequr nga gratë kundër ngacmimeve seksuale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?