Ngacmimet seksuale në hapësirat publike në Tiranë, zonat e rrezikuara qendra dhe Astiri

25 Tetor 2018, 15:45| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 16:00

  • Share

Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë. Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre.  Studimi është përqëndruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier. 

Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e Astirit dhe në qendër. Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e Astirin konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve.  Ndërsa për qendën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.

Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e Astirit, fenomen që vërehet edhe në qyetete të tjera. 

Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, tregon se ende ka shumë për të bërë. 

Bashkia e Tiranës sigurisht ka sektorin e barazisë gjinore, ku ka mbajtur një kontakt të veçantë jo vetëm me inciatorët, jo vetëm me gjetjet paraprake të këtij studimi, por sektori i barazisë gjinore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë.

Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës

Gjetjet e këtij studimi janë një këmbanë alarmi për autoritet vendore dhe qëndrore përfshirë policinë për të frenuar ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në ambientet publike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?