Noël Le Graët

Ngacmimi seksual dhe akuzat për vendimet, dorëhiqet presidenti i Federatës

28 Shkurt 2023, 12:20
  • Share

Noël Le Graët ka dhënë dorëheqjen këtë të martë nga posti i presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), kjo pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Futbolli në Francë muajt e fundit u përfshi në një skandal dhe në qendër të kritikave ka qenë pikërisht 81-vjeçari. Ai u akuzua për ngacmim seksual, teksa rizgjodhi Deschamps si trajner të Francës duke thënë fjalë të ashpra për Zidane.

Si të mos mjaftonin akuzat për Zidane dhe më pas falja, kundër tij mbërriti hetimi i hapur nga prokuroria e Parisit për ngacmim moral dhe seksual. Konkretisht ndaj Sonia Souid, agjente e futbollit, e cila zbuloi se ajo ka vuajtur ngacmime pa dëshirën e saj nga Le Graët nga viti 2013 deri në 2017.

Është nënkryetari i FFF-së, Philippe Diallo i cili do të marrë detyrën deri në qershor 2023 dhe do drejtojë Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Federatës. Ai ishte në detyrë tashmë që nga tërheqja e Le Graët për të marrë vendimin e dorëheqjes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?