Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola! E mori në makinë dhe kreu veprime të turpshme

23 Shkurt 2022, 11:07| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 11:47

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg  ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. 63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare. E mitura deklaroi se polici e kishte marrë në makinë dhe dërguar në një apartament në qytetin e Lezhës dhe kishte tentuar të kryeje marrëdhnie seksuale. Menjëherë pas denoncimit Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë nisen hetimet.

Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e policit. Në përfundim të hetimeve, prokurori Françesk Ganaj doli në konkluzionin se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Ndërkohë vetë i pandehuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen inskenim. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erisa: 23/02/2022 13:17

    Duke e njohur nga afer kete tip,do thoja vetem qe ka ardhur momenti te laje paftyresine qe nder vite e ka ndjekur kte e djemt e tij.Me vjen keq per pjesen tjetet te familjes! Por KARMA vepron nje dite????

    Përgjigju
  • Andi: 23/02/2022 11:21

    Sa e sa femna tjera do ket perdhunuar ky moster kalbeni ne burg

    Përgjigju
    • Emigranti: 23/02/2022 11:31

      Drejtesi e korruptuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?