Sokol Kapinova

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren duke e gënjyer me ëmbëlsira e kumbulla në Berat, dënohet me rreth 7 vite burg 48-vjeçari

2 Shkurt 2021, 13:01| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:03

  • Share

Gjykata e Beratit ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova,i akuzuar për "marrëdhënie seksuale me të mitur,e mbetur në tentativë". Kapinova u akuza në qershor të 2020 se ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare duke e gënjyer me ëmbëlsira e kumbulla që ta merret në banesën e tij.

Prokurori i çështje Dritan Gripshi kërkoi për Kapinovë 9-vite burg, por gjykata e përbërë nga gjyqtarët Durim Hasa,Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni vendosur ta lërë atë me 6 vite e 8 muaj burg.  Sipas prokurorit akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 Qershor 2020 në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit. E mitura 5-vjeçe u ngacmua seksualisht nga komshiu i saj,48-vjeçari Sokol Kapinova,që rezultoi të ishte i njohur nga banorët e lagjes si përdorues i rregullt i alkoolit. Edhe pse policia e Beratit nuk dha pas ngjarjes së rëndë asnjë informacion në lidhje me dinamikën e saj,nga burime brenda familjarëve u mësua se 48-vjeçari e kishte gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla,duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.Më pas,ai futi në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ngacmoi atë seksualisht. Por kur e mitura filloi të qajë ai i la të dalin jashtë,pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij. Nga vizita mjekësore që u krye nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual. 48-vjeçari Sokol Kapinova mësohet se rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri përpara ngjarjes së rëndë askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve. Ai jetonte i vetëm dhe banorët e lagjes e njihnin atë si një person të alkoolizuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?