Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura. Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, ndërsa ngacmimi ndaj dy nxënësve, 14 vjeçe, dyshohet se ka zgjatur prej gati 1 muaji.
Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.
Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t'i kërkuar ndjesë.
Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit.
Ai është pezulluar nga puna, ndërsa pritet të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale "ngacmimi seksual".
Denoncimet për ngacmime seksuale ndaj të miturve kanë qenë të shpeshtë ditët e fundit, ku vetëm 2 ditë më parë një rast i tillë u denoncua në Gjirokastër. Prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre, 53-vjeçarin me inicialet K.H., me akuzën se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Gjykata vendosi sot për 53-vjeçarin masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa vetë ai i mohoi akuzat e ngritura. Ai ka deklaruar se të miturën e ka trajtuar si vajzën e tij, duke e akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar.
Keshtu eshte katandisur arsimi shqiptar .Ejani ne Vlore te shihni si kane degraduar shkollat.Te gjitha emerimet e drejtuesve jane skandaloze.Te gjithe te pagezuar nga Vilma Bello dhe Alma Bakiu
Përgjigju