Kronikë

Ngacmoi seksualisht një 14 vjeçare, arrestohet 53 vjeçari në Bulqizë

16 Tetor 2020, 12:30| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:43

  • Share

BULQIZË-Një 53-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme, pas denoncimit që e mitura 14-vjeç ka bërë në polici në prani të nënës së saj dhe psikologes.

53-vjeçari me iniciale B. L. u arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht  një 14 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vicishti i Bulqizës, ndërsa burime tregojnë se 53-vjeçari është një person i alkoolizuar. Gjithashtu gruaja ne tij ka ndërruar jetë para tre javës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku 53-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual.

/I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?