TIRANË - Në episodin e sotëm të Emisionit 112 transmetojmë pamjet ekskluzive nga ndalimi i dy fëmijëve 13-vjeçar nga efektivët e policisë. Policia u njoftua nga qytetarët se dy të miturit ishin duke ngacmuar kalimtarët me një shkop të ngjashëm si shkop bejsbolli ndërsa po trembnin edhe fëmijët e vegjël në një lagje të Kombinatit sipas telefonuesit.
Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë ngjarjen e plotë, nga telefonata dhe pamjet e plota nga kamera e trupit të efektivëve nga momenti i ndalimit të dy 13-vjeçarëve, komunikimin me policëve me ta deri në ballafaqimin e fëmijëve me prindin, nëna e një prej të cilëve mendonte se djali ndodhej në banesë. Gjatë shoqërimit nga policia për në banesë një nga djemtë e mitur preket dhe qan në makinën e policisë ndërsa thotë se do i "bërtasin të shtëpisë". Shikoni përgjatë emisionit momentet e plota nga kjo ndodhi nga përditshmëria e punës së policisë.
Në orët e mbrëmjes një burrë kërkon ndihmën e policisë pasi bashkëshortja nuk e lejon të futet në banesë prej disa ditësh ndërsa mban derën e kyçur. Edhe për këtë ndodhi ju sjellim pamjet e plotë të reagimit të patrullës së policisë ndërsa efektivët përpiqen të bindin zonjën të hapi derën pasi burri i saj prej disa ditësh ka qëndruar në hotel.
Me kete staf uniformash per te vjellur nje menyre komunikimi analfabetike edhe nuk dine protokollin e uniformave blu edhe policet nuk Kan kartevizite edhe orari zyrtar I policise eshte 24/7 o sajmir tahiri e lleshaj e kompani qe e degjeneruat me kete start denigrues. Policat Jan faza e pare ne kontakt me komunitetin edhe duhet te jen super super te kualifikuar bilbila nga goja edhe Jo te nderpriten nga nje bashkebisedim I rendomte nga njerez me probleme mendore. Cuditerisht ku eshte testi psikologjik mer per keta punonjes te ketij kombi Po e kaloj njeri qe nga strukturat e larta e deri ne ato policat ne emision por ta kalonin so do ishte bere my komb krenari e ballkanit me kete digaster por te pa afte edhe ju si I nxirrni keto emisione denigruese...
PërgjigjuUne kete shoh vetem kominikim perfekt nga policia. Se mendoja se do ishin keshtu mbase se e dine se jane ne regjistrim. Vajza police po duron nje zonje te semure prej disa minutash duke u perpjekur te hapi deren
Ne vend te marin ndonje liber per te Lexuar ,..Prinderit mbase skane mundesi per tju afruar ndonje Liber te lexojne. Polici shembullore.
Përgjigju