Adriatik Haxhillari

Kronikë

Pogradec/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij dhe shkonte i dehur në mësim, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillari

8 Nëntor 2021, 09:22| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 10:22

  • Share

POGRADEC-Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës ka pezulluar nga detyra drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari.

Ai akuzohet nga dy nxënëset e tij 14-vjeçare për ngacmim seksual dhe dërgimin e mesazheve të turpshme në orët e vona të natës. Aktualisht Adriatik Haxhillari është arrestuar, ndërsa do të vijojë të jetë i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve, ndërsa prokuroria e Pogradecit kërkon 40 ditë burg për të deri në daljen e ekspertizës së plotë

Ngjarja e rëndë u denoncua disa ditë më parë, ndërsa sipas deklaratës së 2 të miturave, ai i vijonte ngacmimet seksuale prej më shumë se 1 muaji. 

Në prani të psikologëve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës.  Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t'i kërkuar ndjesë.

Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit.

Ditën e djeshme ka folur edhe gjyshja e njërës prej 14-vjeçareve, ku tha se drejtori që prej dy javësh i shkruante të miturës mesazhe në telefon me "llafe turpi". E moshuara, e cila është edhe kujdestarja e vajzës për shkak se prindërit e saj jetojnë në Greqi, tha gjithashtu se ka shumë frikë të çojë 14-vjeçaren në shkollë, pasi një ngjarje e ngjashme mund të përsëritet.

Denoncimet për ngacmime seksuale ndaj të miturve kanë qenë të shpeshtë ditët e fundit, ku vetëm 2 ditë më parë një rast i tillë u denoncua në Gjirokastër. Prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre, 53-vjeçarin me inicialet K.H., me akuzën se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Gjykata vendosi sot për 53-vjeçarin masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa vetë ai i mohoi akuzat e ngritura. Ai ka deklaruar se të miturën e ka trajtuar si vajzën e tij, duke e akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar.

Urdhri i pezullimit të Adriatik Haxhillarit nga Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?