Ngadalë, por me hapa të sigurt! Elbasani drejt rikthimit në elitën e futbollit, administratori: Çdo vit duam të ngjisim një kategori, tifozët fantastikë

15 Nëntor 2022, 13:38| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 16:57

  • Share

Dalëngadalë, por me hapa të sigurtë Elbasani po i rikthehet elitës së futbollit shqiptar. Pas shkrirjes së klubit historik Akademia e Futbollit Elbasan po vijon me rezultate të kënaqeshme në Kategorinë e Dytë. Sezonin e kaluar militonin në futbollin amator, por tani pretendojnë që sezonin e ardhshëm të jenë në kategorinë e parë. Për këtë të dielën kaluan një transfertë të vështirë në fushën e Memaliaj, duke fituar me rezultatin 0-2.

“Besoj dhe mendoj se ky sezon është mjaft i mirë. Kemi ecur në përputhje me pritshmëritë. Qëllimi është ngritja çdo sezon një kategori më lart për rrjedhojë këtë sezon duam të shkojmë në Kategorinë e Parë,”-u shpreh Marenglen Çoku, administrator i AF Elbasanit.

Këtë sezon AF Elbasani ka patur edhe ndihmën e lojtarit të 12, pasi tifozët ultras e kanë ndjekur në çdo transfertë.

“Duke menduar kategorinë ku jemi besoj se është shumë i kënaqshëm numri i tifozëve që kemi patur. Duhet thënë se ne e kemi të domosdoshme prezencën e tifozëve ultras ‘Tigrat Verdheblu’, por edhe pjesën tjetër të qytetit,”-tha Marenglen Çoku, administrator i AF Elbasanit.

Pas 7 ndeshjeve kampionat në Kategorinë e Dytë grupi B AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 17 pikë, 2 më pak se Pogradeci kryesues.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?