Në kulmin e sezonit turistik bizneset shprehën pakënaqësi. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se besimi në ekonomi në muajin gusht ra me 0.8%, për shkak të pesimizmit të sektorit të industrisë, shërbimeve dhe të ndërtimit e konsumatorëve.
S’ka kërkesa për prodhim shqiptar dhe për pasojë edhe pritshmëritë e sektorit të industrisë janë tkurrur me 4% në muajin e kaluar thotë Banka e Shqipërisë.
Përkundër pritshmërive pozitive prej fluksit më të madh turistik, gushti ka zhgënjyer këtë herë sektorin e shërbimeve. Në vrojtim thuhet se besimi në këtë sektor u ul me 2.1%, ndikuar prej ecurisë jo të mirë të aktivitetit të tyre dhe nivelit të ulët të kërkesës.
Viti 2025 po shoqërohet me ritëm më të ulët turistik se vjet. Kështu në muajin korrik vendi u vizitua nga 1.8 milionë të huaj, ose vetëm 0.4% më shumë se vjet. Ky ngadalësim, duket se ka prekur direkt aktivitetin e sipërmarrjes.
Me pesimizëm e mbyllin verën edhe ndërtuesit. Besimi i tyre në ekonomi ra me 2%, si pasojë e ngadalësimit të aktivitetit të tyre ndërtues dhe mungesës së porosive të reja. Kurse qytetarët për shkak të gjendjes jo të mirë financiare kanë hequr dorë nga blerjet e mëdha dhe kanë ulur besimin në ekonomi me 0.5%.
Ditë të mira duket se po përjeton vetëm tregtia. Ky sektor raporton për rritje të besimit me 5.4%, si rezultat i përmirësimit të aktivitetit të tyre, çmimeve të favorshme dhe prej pritshmërive pozitive për punësimin.
Sa i takon pritjeve për vjeshtën, industria vijon të jetë pesimiste sidomos për shkak të mungesës së punonjësve, ndërsa turizmi e ndërtimi presin rritje të mëtejshme të çmimeve.
Komente

Neve na del shporti jasht shtetit ti fitojm ato pare e ju çmimet ma shtrenjtë se jashtë as rrespekt skan shumica e bizneseve. Të nxan mend për here tjeter. Në Belgjikë një birrë 1 euro më duket shtrenjtë, atje si bosa i shesin 3 4 fish.
PërgjigjuMire tu behet i kane bere çmimet ne qiell nje uje 2500 lek te vjetra turp nje birre 4000 mije
PërgjigjuNga njera ane shume mire ju behet! Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete, çmimet ne qiell.
Përgjigju