Foto ilustruese

Ngadalësojnë procesin e plakjen! Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet t’i hani këto ushqime çdo ditë

22 Nëntor, 22:34| Përditesimi: 22 Nëntor, 22:43

  • Share

Procesi i plakjes është i pashmangshëm, por megjithatë është e rëndësishme se pavarësisht kësaj duhet të tregoni kujdes për ushqimet që konsumoni, sidomos kur jeni në të 50-at tuaj. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe mbrojtjen nga sëmundjet.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra
Fibrat janë thelbësore për organizmin tonë luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe presionit të lartë të gjakut. Rekomandohet të konsumoni më shumë drithëra, kërpudha, perime dhe fruta në dietën tuaj të përditshme.

Ushqime të pasura me proteina
Për të luftuar humbjen e masës muskulore të shkaktuar nga plakja, është e rëndësishme të merrni mjaftueshëm proteina. Megjithatë këshillohet që të merreni edhe me aktivitete fizike. Hani ushqime pa yndyrë të tilla si vezët.

Yndyrna të shëndetshme
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mund të rritet midis moshës 45 dhe 55 vjeç. Prandaj, është e rëndësishme të tregoni kujdes për shëndetin e zemrës.Një nga mënyrat kryesore është përfshirja e yndyrave të shëndetshme në dietën tuaj. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden në peshk, arra, avokado mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të hipertensionit.

Më shumë ushqime me bazë bimore
Shtimi i më shumë ushqimeve me bazë bimore si perimet, bishtajoret në menunë tuaj ditore mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Është vërtetuar gjithashtu se një dietë me bazë bimore mund të luajë një rol në ngadalësimin e plakjes së lëkurës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?