Sport

Ngatërrimi i himnit shqiptar me të Andorrës, UEFA nis procedimin

10 Shtator 2019, 20:55| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 21:39

  • Share

Federata Franceze e Futbollit rrezikon që të dënohet me gjobë deri në 10. 000 euro, për gabimin e bërë në ndeshjen Francë-Shqipëri, e vlefshme për kualifikuese të Euro 2020. Sipas prestigjozes franceze, “L’Equipe” Komisioni Disiplonor i UEFA-s ka nisur një hetim, çështje e cila do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit që do të zhvillohet në datën 17 tetor.

'Stade de France' në vend që të luhej himni i kombëtares shqiptare u luajt himni i Andorës, duke sjellë që ndeshja të nisë 7 minuta me vonesë. Futbollistët kuqezi refuzuan që të nisnin lojën, derisa u vendos himni shqiptar. 

Siç është bërë i ditur më herët, referuar medias sportive "RMC Sport" shkak është bërë një gabim në e-mail. Dhe përsa i përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhru dy emaile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez. 

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy emaile (shkëmbime postare) dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur pasi në stafin e agjensisë ka pasur një moment konfuzioni dhe gabimi është kryer nga një person, cili gabimisht hapi himnin e Andorrës. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marë asnjë masë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Limi: 11/09/2019 01:43

    Francezet duhet te paguajne 10 miljone euro per DEMIN qe i shkaktuan ekipit te kombetares

    Përgjigju
    • Gzmi: 11/09/2019 08:07

      Une them qe francezet ti paguajne cdo shqiptari nga 1 Milion Euro per DEMIN e shkaktuar. Keshtu edhe Limi do realizoje endrren e jetes se tij duke u bere i pasur kot, ashtu sic enderron cdo shqiptar tjeter batakci, pertac e lakmitar.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?