‘Ngatërron Ukrainën më Irakun’, gafa e radhës e George W Bush (VIDEO)

19 Maj 2022, 10:07| Përditesimi: 19 Maj 2022, 10:56

  • Share

Ish- Presidenti i SHBA-ve, George W Bush ,gjatë një eventi në Dallas ditën e djeshme kur ai po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”, tha ai.

Mesa duket Bush ngatërroi pushtimin e Ukrainës nga lideri rus me pushtimin e Irakut nga SHBA-të në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë./The Guardian

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fix: 19/05/2022 10:44

    nuk esht gafe, ai tha te verteten, une kam pushtuar irakun oa asnje arsye, i del edhe ne enderr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?