Sport

Ngatërruan himnin shqiptar/ UEFA dënon Francën me 20 mijë Euro

23 Tetor 2019, 22:03| Përditesimi: 23 Tetor 2019, 22:55

  • Share

UEFA dënon Federatën Franceze të Futbollit me 20 mijë euro gjobë për ngatërrimin e himnit shqiptar gjatë ndeshjen me kombëtaren tonë. Lajmin e bën të ditur prestigjozia franceze L'equipe, ku bën me dije se UEFA vendos të gjobisë Federatën Franceze të Futbollit për ''organizim të pamjaftueshëm të ndeshjes''. 

Më 7 shtator në Stade de France të Parisit, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës duke shkaktuar vonesën prej 7 minutash të nisjes së ndeshjes. Por nuk mbeti me kaq pasi kur spikeri i stadiumit duhe t'i kërkonte falje kombëtares shqiptare dhe tifozëve të saj, në vend të emrit Shqipëri përdori Armeni. Në fakt gabimi ishte teknik dhe jo i qëllimshëm, pasi më pas u zbulua se në postën e regjisë së stadiumit ishin dërguar dy emaile me dy himnet, të Shqipërisë dhe të Andorrës pasi Franca luante dy ndeshje radhazi në shtëpi në shtator dhe gabimisht personi i autorizuar për hapur emailin që do të luante dhe himnin u ngatërrua për shkak të kodit të emailit duke zgjedhur himnin e Andorrës. 

Tifozët shqiptarë nuk e pritën mirë këtë gafë duke vërshëllyer në stadium por pavarësisht të gjithave Shqipëria e humbi 4-1 atë ndeshje duke u ngushëlluar vetëm me penalltinë në fund të Sokol Cikalleshit. Por për këtë gafë të francezëve Presidenti Macron i kërkoi falje kryeministrit Rama duke e cilësuar të patolerueshëm ngatërrimin e himnit shqiptar në Paris. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/10/2019 22:50

    Ne futboll ngatrruan hymnin, në BE na ngatrruan me Avganistanin...ahhh oj Franceska oj rrospija e vjeter...

    Përgjigju
    • Çolja: 24/10/2019 01:07

      E ke thënë tamam. Po ti Urithi je vëlla?

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?