Mirlind Daku

Sport

Ngec transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti, problem bëhet paga e tij

17 Qershor, 12:48| Përditesimi: 17 Qershor, 12:54

  • Share

RUSI - Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazan për te Zeniti i Shën Petersburgut ka ngecur dhe gjithçka mund të anulohet. Media ruse 'Sport Ekspres' bën me dije se ndalja e negociatave lidhet me pagën e sulmuesit të Kombëtares.

Pala që përfaqëson interesat e Dakut dëshiron që sulmuesi të ketë një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, teksa Zenit është i gatshëm të paguajë deri në 2.2 milionë euro në sezon.

Më herët mediet ruse bënin me dije se Zenit ishte i gatshëm të paguante 8.5 milionë euro për Dakun në arkat e Rubin Kazan, ndërsa tani pengesa e vetme lidhet me pagën e 27-vjeçarit. Diferenca është e madhe, plot 800 mijë euro në sezon dhe pritet që palët të kenë sërish një komunikim, pasi e ardhmja e Dakut te Zenit duket se ka ngecur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?