Punonjes policie

Kronikë
Top 24

Ngec Vettingu në Policinë e Shtetit, shkak mungesa e ambienteve të punës

26 Tetor 2018, 18:45| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 07:38

  • Share

Prej afro 4 muaj vetting në policinë e shtetit thuajse ka “ngecur” pasi edhe në faqen zyrtare të këtij procesi në Ministrinë e Brendshme nuk ka asnjë të dhënë. 

Atëher kur pritet të niste e vazhdonte paralelisht me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë për herë të fundit, ai në polici është updatuar më 18 qershor 2018.

Në këtë rifreskim zyrtar flitet për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët janë pjesë e komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit. Por nga kjo ditë e deri më sot kur data shënon 26 tetor 2018 nuk ka asnjë zhvillim.

Jo zyrtarisht Report Tv ka mësuar se strukturata e Vettingut në polici po përgatisin godinat e punës pranë Akademisë së Policisë në Sauk. Por se kur do të nisë ky proces askush s'të jep një datë fikse as në Policinë e Shtetit as edhe në Ministrinë e Brendshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?