Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi të dielën e 9 marsit gjashtë ndeshjet e raundit të 27-të. Vora kryesuese ngeci në barazim 1-1 në shtëpi, teksa afrohen Flamurtari dhe Besa që siguruan tri pikë. Erzeni vijon të mbetet në fund.
Në stadiumin e Vorës, vendasit e Bellait u surprizuan nga Apolonia dhe barazuan 1-1. Për vorakët shënoi i përhershmi Ruzgis pas tetë minutave lojë, ndërsa në ekstremin e sfidës barazoi Trifoni.
Tri pikë me vlerë për Flamurtarin, që në Vlorë mposhti 2-1 Kastriotin me përmbysje. Krutanët shënuan me Hoxhën pas tre minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë dhe konkretisht në minutat 77 dhe 90 Shkurtaj dhe Pjeshka i dhanë djemve të Agostinelit tri pikë me shumë peshë.
Më herët Besa likuidoi 3-0 Lushnjën, ndërsa sukses shënoi edhe Kukësi që i dha tri pikë në debutim trajnerit Fatjon Tafaj. Fitojnë edhe Burreli e Korabi.
Pas 27 ndeshjeve renditja kryesohet nga Vora me 67 pikë, ndjekur nga Flamurtari me dy më pak. Në pozitën e tretë Besa me 58 pikë. Në fund Valbona dhe Erzeni.
Kategoria e Parë, raundi 27-të:
E diel, 9 mars 2025
13:00 Besa 3-0 Lushnja
13:30
Burreli1-0 Pogradeci
Erzeni 0-3 Kukësi
Flamurtari 2-1 Kastrioti
Valbona 1-2 Korabi
Vora 1-1 Apolonia
Renditja:
Komente
