Ngërçi me transportin ndërqytetas, policia: S'e kemi urdhrin e ri! Sindikata: Taksitë të paqarta për lëvizjen nga zona e kuqe te e gjelbra

4 Maj 2020, 10:50| Përditesimi: 4 Maj 2020, 14:49

  • Share

TIRANE-Duke filluar nga sot me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë taksitë do të mund të transportojnë pasagjerë edhe në qytete të tjera të vendit, pra transport ndërqytetas në të gjithë territorin. Por policia nuk ka asnjë urdhër si mund t bëhet transporti i qytetarëve nga zonat e kuqe në të gjelbra duke e bërë të pazbatueshëm vendimin e ministrisë së Shëndetësisë. Burime për Report Tv nga policia pohuan se do të vijojnë me urdhrin e vjetër për transportin vetëm brenda qytetit dhe jo ndërqytetas nga zonat e kuqe te të gjelbra dhe e kundërta.

Sigurisht që edhe për taksitë ky vendim është i paqartë, pasi ende nuk e dinë se si do të veprojnë për të transportuar qytetar në zonat e gjelbra, në momentin kur nisen nga një zonë e kuqe. Kreu i sindikatës së taksive Xhevit Bara thotë për Report TV se transporti ndërqytetës me taksi është i paqartë, dhe se nga kjo paqartësi mund të ndëshkohen.

Nëse do të marrë njërin për në Përrenjas, ai është një zonë e gjelbër dhe unë jam një zonë e kuqe atëherë kur vete tek postblloku midis Përrenjasit dhe Librazhdit që do të më kontrolloj mua që vij nga një zonë e kuqe. Si do të kaloj unë në një zonë të gjelbër, kjo duhet parë sepse krijon paqartësi”, thotë Bara.

Po ashtu kreu i sindikatës thotë se probleme dhe paqartësi ka krijuar edhe fakti që Ministria e Shëndetësisë dhe DPSHTRR, kanë dalë me dy urdhra të ndryshëm për qarkullimin e pasagjerëve me taksi. Sipas tij DPSHTRR i lejon të transportojnë dy persona të një familje brenda qytetit, ndërsa ministria vetëm për transport ndërqytetas.

Pati rezultate shumë të dobëta për të mos thënë aspak, ne detyroheshim të mos merrnim as burrë e grua, ne detyroheshim të mos merrnim as motër e vëlla. Me gjithë se Drejtoria e Transportit Rrugor përcaktonte dy pasagjer kur janë të së njëjtës familje, Ministria e Shëndetësisë nuk e lejon. Taksitë mund të lëvizin edhe ndërqytetëse por prapë këtu ka lënë një paqartësi se thotë ndërqytetëse me dy pasagjerë, pra me shkuar për Durrës me vëllanë tënd unë të marr dy veta, por nga Kombinati në Uzinë të Traktorit unë nuk të marr. Kjo është absurd shqiptar që s’duhet pranuar, s’duhet lejuar dhe është i padrejtë”, shprehte kreu i sindikatës së taksive.

Ndërkohë sa i takon aktivitetit të tyre që ka rinisur nga data 27 prill, Bara thotë se ka pasur shumë pak lëvizje. Sipas tij nga raportimet e taksive pranë sindikatës, 40 prej tyre kanë thënë se kanë kryer vetëm një rrugë, dhe 32 të tjera janë kthyer pa bërë asnjë rrugë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes: 04/05/2020 11:41

    Po kur nxoren nje urdher te qarte e te bazuar ne ligj kta gjat ksaj mbyllje te sforcuar qe do nxjerin urdhera te qart ne vijim. Vetem urdhra qe bien ne kundeshtim me ligje te drejtat njeriut kane nxjer e vazhdojn te nxiren. Sepse vetem ashtu krijohen kushte per rryshfet per abuzim. Njxjer nje ligj qe regullon 1 problem krijon 10 probleme dhe thot do e permirsojm ne vazhdim po prandaj jan strukturat qe anashkalohen per te eleminu pasojat e padeshiruara qe krijon probleme sociale. Po jo vet i shkru vet i firmos e vullos.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2020 11:30

    Nqse me termin “transport ndërqytetas” nenkuptoni “Agjensine Kombëtare te Transportit” , kjo nuk egziston në Shqiperi. Akoma dhe fqinjet tanë të pazhvilluar kanë nje agjensi të tillë me ndërtesa të posaçme sporte për blerje biletash e linja të rregullta autobuzash ku çdo autobuz niset për në intinerarinbe tij dhe ka orarin e tij ka apo nuk ka pasagjere. Ne nuk kemi gjera të tilla. Ne kemi furgonaxhinj fshatarë qe rrihen me njeri-tjetrin për kliente pasagjere duke i bere dhe trajtuar pasagjeret si plaçke e tyre meqenese gjatë udhetimit i ndalojne neper fshatrat e tyre tek njerezit e tyre që kanë ndonje lokal gjoja për ndonje kafe gjoja për tu clodhur Por qe qellimi eshte për ti zhvatur. Nje here udhetoja me furgon dhe shoferi fshatar u kthye në fshat të tij dhe pasi u fut në shtepi të tij hengri mirë e mirë nderkohe qe djemte e tij shkarkonin disa goma dhe thasë me pleh qe i kishte me vete, erdhi dhe vazhduam rrugen. Ja , kjo eshte gjendja.

    Përgjigju
  • VISI: 04/05/2020 11:14

    E KA BER LEMESH RAMA TRAPI KETE PUNE LIGJET QE NXJER NUK I MBAN MEND EDHE VET QEVERI E SHKERDHYER TALLET ME POPULLIN TANI EDHE VET AI NUK DI ÇA TE BEJ PO VJEN VERDALL SI PORDHA NEPER BREKE DO VIJ MOMENTI QE SKA PER TA PYETYR NJERI DHE TE GJITHVE DI TJU RRUAJ TRAPIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?