TIRANE- Përplasja institucionale me presidencës dhe Mazhorancën në Kuvend, ka bërë që kjo e fundit të shohë nevojën për të marrë masa të tjera ligjore apo mekanizma zhbllokues për situata të ngjashme si ajo me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj.
Ndryshimet u parashikuan të ndodhin edhe në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë,në të cilën thuhej se Kuvendi në kuadër të shmangies së çdo tentative për bllokimin e reformës në drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin në të ardhmen të situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve Kushtetuese.
Burime për Report tv bëjnë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një dokument gati lidhur me ndryshimet ligjore që pritet të realizohen pasi javën e ardhshme pritet të ketë konsultime me ekspertë ligjorë të Komisionit të ligjeve, por edhe të Euralius dhe Opdat. Duket se ne diskutim është formula e betimit te anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë se Përgjithshme, SPAK etj, institucione që do të ngrihen së shpejti e të cilat rrezikojnë të kenë fatin e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe kryeministri Rama parashikoi ndryshime në legjislacion pasi nga seanca plenare e disa javëve më parë u shpreh i bindur se Kuvendi duhet të marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant dhe brutal bllokimi nga ana e presidentit Meta. Kështu në rast të refuzimit të betimit nga ana e Presidentit, kërkohet mekanizmi që anëtarët të bëjnë betimin tek institucioni që i ka zgjedhur apo emëruar ata.
Rama IK ne stadium Rama IK ne referendum
PërgjigjuGjigand shkatrroji krejt
Përgjigju