Kosova & Rajoni

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, analisti për Report Tv: Fajin e ka Kurti se nuk ka votat! Logjika e tij është e një 18-vjeçari

28 Qershor, 14:35| Përditesimi: 28 Qershor, 14:41

  • Share

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

Më pas, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Kushtetueses, ka thirrur në një tryezë palët politike, të cilat mblidhen ditën e sotme për të zgjidhur ngërçin e moskonstituimit të Kuvendit prej zhvillimit të 37 seancave të cilat dalin pa një finalizim.

Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv analisti Jeton Halimi. Analisti ka thënë se faji është i Albin Kurtit lidhur me këtë ngërç, duke qenë se, sipas tij, nuk i ka votat.

“Çështja në thelb nuk po zgjidhet. Ajo që thotë Gjykata Kushtetuese është që grupi më i madh parlamentar e ka të drejtën për të propozuar kandidatin, por nuk po votohet. Pse nuk votohet, këtu është qëllimi, duhet me i obligu. Nëse nuk zgjidhet, duhet të shkojë i vetëm në zgjedhje. Edhe jo të mbetet situata çdo 48 orë. Edhe ky është obligim. Këtu është ngërçi që nuk i ka dhënë epilog përfundimtar. Me gjithë respektin për Gjykatën Kushtetuese, por nuk e kanë zgjidhur ngërçin. Nëse Kurti nuk e heq kryeneçësinë që ka për kandidaten, nuk do zgjidhë gjë.”-tha Halimi.

Gazetari:A mund ta zgjidhë ngërçin heqja dorë nga propozimi për Albulena Haxhiun?

"Me gjithë respektin, por në një deklaratë për mediat, zonja Haxhiu tha, 'Nëse votohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk i marr 61 vota, atëherë tërhiqem'. Nëse shkon me votim të fshehtë. Kjo është realiteti. Faji kryesor është i Albinit sepse ai bën kalkulime politike, se ai që nuk i ka votat. Logjika e tij është prej e një 18-vjeçari.” - ka thënë Halimi.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?