Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit! LVV propozoi Hekuran Muratin për kryetar, por s’mori votat e duhura

22 Gusht, 09:12| Përditesimi: 22 Gusht, 11:49

  • Share

KOSOVË- Ka dështuar përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje propozoi Hekuran Muratin, ministrin në detyrë të Financave si kandidat për kryetar parlamenti, por nuk mori votat e nevojshme. 57 deputetë votuan pro Muratit, 52 kundër dhe 6 abstenuan. 

Seanca e radhës do të mbahet të dielën. Pas dështimit të seancës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi hodhi akuza ndaj Albin Kurtit duke thënë se po bën lojë dhe se po e thellon më shumë krizën.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka LVV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do ta kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin. Nëse deri sot dikush e ka pasur dyshimin më të vogël se ka një përpjekje të vërtetë nga VV, u bë e qartë se një gjë e tillë nuk qëndron. Po vijmë në seanca vetëm për të humbur kohë, në lojën e Kurtit për të humbur kohë që pastaj të hyjmë në një thellim tjetër të krizës. Këta me vetëdije nuk po dëshirojnë ta konstituojnë sepse ministrat nuk kanë shans të marrin vota”, deklaroi ai.

Në seancën e kaluar më 20 gusht, LVV propozoi sërish për kryeparlamentare Albulena Haxhiun, por nuk i siguroi dot 61 votat e nevojshme. Madje, as propozimi i dytë, kandidatura e Donika Gërvallës nuk arriti konsensus. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë afat 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Kushtetueses, një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tre herë.  Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk voton asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ka bërë thirrje deputetëve që në emër të stabilitetit dhe legjitimitetit institucional të konstituojnë Kuvendin pa vonesë dhe t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

“Konstituimi i Kuvendit është një parakusht thelbësor për funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese. Pa Kuvend funksional, deputetët nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Pa Kuvend funksional, Kosova është duke u qeverisur nga një Qeveri në detyrë, ndaj të cilës Kuvendi nuk mund të ushtrojë kontroll mbikqyrës parlamentar”, thuhet në deklaratë.

Që kur ka nisur seanca konstituive më 15 prill, deputetët kanë mbajtur 54 seanca deri më 26 korrik, por kanë dështuar ta përmbyllin atë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 22/08/2025 13:28

    Ky që shkruan me emrin "partia"duket që është RRK shpellarë.

    Përgjigju
  • dori: 22/08/2025 10:45

    Sa të jenë plerat Kurti,Pislimi,Gërdalla,Kusar e hajdut në Kosovë vetëm vjedhje mashtrim dhe përçarje të shqiptarisë do të ketë.

    Përgjigju
    • Partia: 22/08/2025 12:27

      Rrofte Edi Rama dhr mami jot qe bashkojnë shqiptarine.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?