Kosova & Rajoni

Ngërçi politik, Elezi për Report Tv: Kosova në situatë të rëndë politike dhe sigurie

30 Qershor, 13:57| Përditesimi: 30 Qershor, 14:07

  • Share

Ashtu si edhe në seancat e kaluara deputetët një ditë më parë dështuan për herën e 38-të që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk arritën të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Në lidhje me këtë ngërç poltik në Kosovë i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti Bedri Elezi tha se në vend është krijuar një situatë serioze.

“Kosova mbetet në një situatë shumë të rëndë politike dhe sigurie. Ka probleme serioze për shkak të sanksioneve që ka. Situata në Kosovë mund të ndikojë në ekonomi për shkak të inflacionit. Specialja e Kosovës duhet të autorizojë policinë për të konstatuar nëse deputetët e Kosovë me vetëdije mund të shkaktojnë ndonjë vepër penale referuar Kodit Penal apo janë të shantazhuar nga udhëheqësit politik.

Kryeministri në detyrë dhe anëtarët e kabinetit qeverisës kanë akuzuar opozitën se e njëjta po bën veprime të kundërligjshme që Kosova mos të eci para në lidhje me çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe diplomacisë. Ndërkohë edhe opozita ka akuzuar qeverinë në deryrë se po mban peng institucionet e Republikës”, tha Elezi.

Më tej Elezi theksoi se kjo krizë sipas tij vjen si pasojë e dy faktorëve.

“Ky ngërç politik sipas meje ka dy burime: njëri është ndikimi i shërbimeve të huaja sekrete tek përfaqësuesit e ndryshëm politik dhe dyta është angazhimi i grupeve kriminale  që ka bllokuar formimin e institucioneve në vend.Hetimet për këto duhet ti bëjë Prokuroria Speciale e Kosovës. Qeveria në detyrë ka thënë se deputetët kanë frikë të veprojnë nga subjektet politike. Ndërkohë AAK ka deklaruar se kryeministri, njëherësh edhe kreu i LVV,  Albin Kurti është në shërbim të Inteligjencës ruse-serbe, duke e mbajtur peng Kosovën për të mos krijuar institucionet",shtoi ai.

Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?