Analisti Visar Dili në 'Sot Live në Shqipëri'

Kosova & Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë, analisti: Inatet politike i kanë kaluar të gjitha limitet! Kurti po shkel ligjin me dy këmbë

13 Qershor, 13:31| Përditesimi: 13 Qershor, 13:37

  • Share

Deputetët në Kosovë vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Në lidhje me këtë ngërç politik, në ‘Sot Live në Shqipëri’, përmes një lidhje të drejtpëedrejtë, analisti Visar Dili u shpreh se inatet politike i kanë kanë kaluar limitet e tyre.

“Inatet politike i kanë kaluar të gjitha limitet. Ata nuk kanë një marrëveshje për të arritur konstituimin e Kuvendit. Me kushtetutë është e pamundur që një person të jetë njëherësh edhe deputet edhe kryeministër. Kurti në sencën e 15 prillit dha dorëheqjen me anë të letre nga posti i kryeministrit. Në këtë rast ai është vetëm deputet. Albin Kurti po shkel ligjin me dy këmbë. Por jetojmë në Kosovë dhe këtë lloj sistemi kemi”, tha Dili.

Më tej ai tha se presidentja Vjosa Osmani i ka duart e lidhura dhe nuk mund ta nxjerr vendin nga ky ngërç.

“Sa i përket presidentes, roli i saj është i vakët pasi vjen nga zgjedhja e drejtpërdrejtë nga partitë politike. Mendoj që në të ardhmen zgjedhja e presidentit të mos të bëhet në këtë mënyrë. Për shembull mund  të zgjidhet me anë të votës së qytetarëve. Osmani i ka duart e lidhura dhe nuk mund ta nxjerr vendin nga ky ngërç”, theksoi analisti.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu në lidhje me propozimin e LDK për qeveri trazincioni, Visar Dili tha se përderisa deputetët nuk po arrijnë një marrëveshje për konstituimin e kuvendit është e vështirë të të bien dakord për një qeveri të tillë.

“LDK ka dalë me këtë propozim, pas seancës së 10-të për një qeveri trazincioni. Dje propozuan 15-të pika të reja të cilat sipas tyre mund të ishin një ndihmesë të madhe. Por ata nuk po arrijënë të konstituojnë Kuvendin jo më të të kemi një dakordësi për një qeveri trazincioni. 3 nga pikat që unë kam veçuar janë: depolitizimi i institucioneve, propozimi për krizën energjitike dhe rivendosja e mardhëdhënieve me ndërkombëtarët. Dihet që me qeverinë Kurti ne kemi pasur një krizë me ndërkombëtarët”, tha Dili ndërsa nënvizoi se në tetor përveç zgjedhjeve lokale do të kemi edhe ato parlamentare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?