Kosova & Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë, analisti për Report Tv: Kurti është një mashtrues tipik! Vepron vetëm për interesat e veta

29 Qershor, 13:57| Përditesimi: 29 Qershor, 14:03

  • Share

Ashtu si edhe në seancat e kaluara, edhe sot deputetët për të 38-ën herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk arritën të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Në lidhje me këtë krizë politike në Kosovë, analisti Jeton Halimi përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë tha për Report Tv se Albin Kurti nuk dëshiron që të arrijë një marrëveshje politike.

“Pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese, besoj se është e qartë kush është fajtori. Albin Kurti është një mashtrues tipik. Ai nuk dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, Kurti shikon vetëm interesat e veta politike. Ai nuk ka bërë asnjë të mirë Kosovës dhe popullit të saj. Por nuk mund të bëjmë asgjë sepse Kurti është zgjedhur në mënyrë sovrane nga populli. Kurti viktimizohet për të vazhduar këtë situatë, sepse e di se çfarë e pret më pas”, tha Halimi për Report Tv.

Më tej Halimi përmendi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ndër të tjera nënvizoi se ky aktgjykim është i realizuar nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani.

“Gjykata është vendim copy paste i vitit 2014, të bërë nga profesor Enver Hasani. Vetëm se në këtë vendim i kanë shtuar fjalën 30 ditë. Kurti e di shumë mirë se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje. Ky aktgjykim thotë se nëse deputët shkelin kushtetutën mund të ndiqen penalisht për moszgjidhjen e ngërçit. Albin Kurti është i pari pasi njëkohësisht është edhe kryeministër edhe deputet”, theksoi ai.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?