Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të dielën (25 maj) për herë të 21-të radhazi ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Në lidhje me këtë ngërç politik në Kosovë, analistja Magbule Shkodra përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ shprehet se fatura për këtë krizë i shkon Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kosova është në një krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ne kemi ngecur në zgjidhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje ka edhe 47 deputetë të tjerë që mund të propzojë”, tha Magbule Shkodra për Report Tv.
Më tej analistja nënvizon se çështja e votimit të fshehtë sipas LVV është që deputetët të votojnë Albulena Haxhiun.
“Në lidhje me votimin e fshehtë ka spekulime se 4 deputetët të Listës Serbe janë gati të votojnë Haxhiun”, shtoi analistja ndërsa theksoi se çelësi për zgjidhjen e kësaj situate është Gjykata Kushtetuese.
Shkodra nënvizoi dhe se kjo krizë po sjell shumë probleme për Kosovën dhe për këtë çështje ishte dakord me deklaratën e shpreh ish-presidenti Fatmir Sejdiu në rrjetet sociale ku ndër të tjera ky ngërç do të sjell edhe dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
“Ka shumë marrëveshje që duhet të ratifikohen. Jemi duke shkuar drejt dështimit. LVV nuk duhet të jenë kokëfortë, por të japin një propozim të ri. Kurti thotë se situata është e mirë, por nuk është kështu. Nesër kemi shfaqjen e 22-të, dhe ata po mundohen të maskojë situatën përmes votimit të fshehtë”, tha Shkodra.
Komente
